Mundesi NËDRRIMI
AlbanianOutlet ju jep mundësinë e ndërrimit të produktit në rast se ju nuk ju bën masa e produktit.
Kthimi i produktit duhet të bëhet brenda 24 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri. Produktet që doni të ktheni duhet të jenë me paketimin dhe ambalazhimin e tyre, të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohen me faturën e blerjes.
Ne do ju lejojmë që kundrejt vlerës së produktit të kthyer, ju të merrni një produkt tjetër brenda një afati kohor, 90 ditor nga momenti i kthimit të produktit.
Si bëhet kthimi i produktit?
Në fillim na kontaktoni menjehere ne momentin qe merrni porosine, për kthimin që doni të bëni. Mund të kontaktoni në e-mail, whatsapp ose telefon.
Në momentin e komunikimit me asistentët tanë, ju duhet të na thoni arsyen përse kërkoni ta zëvendësoni. Ky informacion shërbën për të konfirmuar ose jo pranimin e kthimit, nëse plotësohen kushtet.
Më pas plotësoni tek fatura e blerjes, emrin e produktit të kthyer.
Me faturën e plotësuar ju mund ta nisni produktin në adresën tonë.
Produktet qe blihen me ulje, nuk mund te nderrohen.
Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht ne nje nga dyqanet EDshop Tirane ose mund ta nisni me postë tek adresa jonë.
Adresa jonë: Edshop Rruga ” Teodor Keko”, Unaza e re
Dyqanet tona jane hapur çdo dite nga ora 9.00-21.00
Ne jemi gjithashtu të gatshëm të njoftojme postën që të vijë ta marë produktin tek ju, në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani çmimit e postes
Në Tiranë kosto e dërgesës është 200 Lekë, në qytetet e tjera të Shqipërisë kosto është 300 Lekë dhe në Kosovë kosto është 6 Euro.
Si mund të përdorni vlerën monetare sërish?
Kur produkti kthehet në dyqanin tonë në Tiranë, bëhet verifikimi i tij brënda 24 orëve. Nëse produkti përmbush kushtet e ndrimit, ne ju kontaktojmë nëpërmjet e-mailit ose telefonit. Ju do të pajiseni me një KOD (I cili ka dhe vlerën e produktit të kthyer) te cilin mund ta përdorni tërësisht ose pjesërisht në një nga dyqanet Edshop Tiranë ose mund ta përdorni për blerje në AlbanianOutlet.com në nje afat kohor 30 ditor
Në qoftë se produktet na dërgohen të përdorur, të dëmtuar, të larë ne nuk do e pranojmë ndrimin e produktit dhe do dërgohet sërish tek ju .
KUJDES: Produktet kozmetike, syzet dhe aksesorët nuk mund të ndrohen.
Cilat janë kushtet e kthimit të produktit?
Kushtet e kthimit te produktit janë
· Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
· Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
· Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij
Te mos shkelen afatet dhe rregullat e sipërpërmendura për kthimin e produktit.